Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço kritikoi policinë e Shkodrës pas arrestimit të Ergys Arrazit, bashkëshortit të Alma Arrazit, e cila dyshohet se është hedhur në lumin Buna bashkë me fëmijët e mitur, për shkak të dhunës të vazhdueshme nga ai.
Në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, eksperti deklaroi se ende nuk ka prova për dhunë nga ana e Arrazit pasi trupat nuk janë gjetur ende.
“Si ngre akuzë vetëvrasje kur nuk ke trupin dhe provën. Me inteligjencë policore e morën vesh, nga e more vesh kur nuk është bërë asnjë denoncim për dhunë. Dyshohet, nëse konfirmohet se nëna është hedhur bashkë me fëmijët, ka një filicid që një prind vret fëmijën dhe më pas veten, janë raste të rralla në Shqipëri por një ndër shkaqet është hakmarrja ndaj partnerit që unë vërtet po iki por po të marr me vete edhe këta që t’i të vuash më shumë. Kjo vjen në kushtet e një çrregullimi.”, u shpreh Karamuço./abcnews.al