Shpendi shkëlqen sërish, talenti i “Shpresave” realizon tjetër gol te Cesena

schedule21:36 - 5 Maj, 2024

schedule 21:36 - 5 Maj, 2024

Cristian Shpendi vazhdon të shënojë dhe është përsëri protagonist me skuadrën e tij, Cesena duke e ndihmuar këtë të fundit të hedhë një hap drejt një objektivi simbolik, por të rëndësishëm për imazhin e klubit. Sulmuesi shqiptar i ka dhënë skuadrës së tij fitoren në ndeshjen e parë të Superkupës së Serie C, asaj që përcakton se kush është kampionia e kësaj kategorie në futbollin italian.

 

Cezena, Mantova dhe Juve Stabia, tre skuadrat fituese të grupeve përkatëse në Serinë C, ndeshen me sistem grupi për të përcaktuar se cila prej tyre do të jetë kampione e kategorisë, edhe pse të tre ekipet e kanë siguruar matematikisht ngjitjen në Serinë B në edicionin e ardhshëm.

Cezena fitoi 2-1 në fushën e Mantova ndeshjen e parë pikërisht falë golit të talentit të “Shpresave”, në minutën e 93′-të të sfidës, kur sulmuesi ndali mirë një top me gjoks në zonë dhe pastaj me një goditje fluturimthi mposhti portierin vendas. Ai i dha kështu tre pikët e para skuadrës dhe një avantazh të rëndësishëm për ndeshjet e tjera të këtij miniturneu. /i.m /abcnews.al