Forcat ruse kanë sulmuar me raketa provincën Donetsk të Ukrainës lindore, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur gjashtë.
“Në Pokrovsk, sulmet me raketa vranë dy njerëz dhe dëmtuan një shtëpi,” tha Vadim Filaskin, guvernatori ukrainas i Donetsk, në një postim në Telegram.
Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se Rusia lëshoi 24 drone iraniane Shahed gjatë natës, nga të cilët 23 u rrëzuan.
“Një shtëpi dhe ndërtesa përreth u dogjën për shkak të sulmeve ruse. Gjashtë persona u plagosën, duke përfshirë një 9 vjeçare”, tha Guvernatori i Kharkiv, Oleh Sinekhubov.
/abcnews.al