Djali i ish-kapitenit të kombëtares Rudi Vata ka nënshkruar kontrate profesioniste dhe afatgjatë me skuadrën e Celtic. Për 13-vjeçarin, Rocco Vata, ka shfaqur interes edhe kombëtarja e Irlandës.
Është vetëm 13 vjeç, por me një të ardhme të ndritur. Djali i ish-kapitenit të kombëtares, Rudi Vata, është pikasur nga skuadra e Celtic. Klubi skocez ka lidhur pak ditë më parë një marrëveshje afatgjatë me Rocco vata. Vlerësimi për djalin e ish-futbollistit të kombëtares nuk përfundon me kaq, pasi 13-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e kombëtares së Irlandës. Kombëtarja U15 e Irlandës e ka bërë pjesë të planeve Rocco Vatën për ndeshjen miqësore të planifikuar për muajin nëntor.
Fillimisht futbollisti në fjalë do të duhet të kaloje me sukses testin 5-ditor për të marrë përfundimisht përgjigjen pozitive dhe për t’u bashkuar me kombëtaren e Irlandës, që do të luajë dy takimet ndaj Polonisë në datat 19 dhe 21 nëntor.
Vata është një element i vendosur në dukje nga specialistët e futbollit irlandez, por jo nga homologët e tyre në Shqipëri. Gjithsesi kombëtarja e moshave të Irlandës nuk luan ndeshje zyrtare dhe kjo nuk e pengon futbollistin në fjalë të bashkohet me kuqezinjtë në të ardhmen. /ABC NEWS ALBANIA 24/7