Abissnet Superiore/ Përfundon java e 34-të, Partizani e Vllaznia sigurojnë “Final Four”, Erzeni bie nga kategoria

schedule18:36 - 4 Maj, 2024

schedule 18:36 - 4 Maj, 2024

Ka përfunduar java e 34-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Vllaznia dhe Partizani siguruan matematikisht pjesëmarrjen në “Final 4”.

Në stadiumin “Loro Boriçi” Vllaznia fitoi 1-0 me Dinamo City, ndërsa në “Arenën e Demave” Partizani triumfoi me të njëjtin rezultat 1-0 ndaj Skënderbeut.

Teuta mori një fitore të rëndësishme në shtëpi, pasi mposhti Egnatian e vendit të parë në “Niko Dovana” me rezultatin minimal 1-0.

Edhe Laçi ja doli mbanë të fitonte ndaj Tiranës 1-0 në Laç. Ndërsa takimi Erzeni – Kukësi përfundoi në barazim 3-3. /FSHF