Sa vota e lanë jashtë Kuvendit, Fatmir Limajn dhe Behgjet Pacollin?

schedule08:24 - 7 Nëntor, 2019

schedule 08:24 - 7 Nëntor, 2019

Ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ende nuk i ka certifikuar rezultatet finale të zgjedhjeve të 6 tetorit të Kosovë, koalicioni Nisma – AKR – PD nuk ka arritur t’i grumbullojë votat e nevojshme të hyjë në Kuvend.

Njohësit e procesit zgjedhor vlerësojnë se ky koalicion ka mbetur jashtë Kuvendit për vetëm 134 vota.

Për shkak të 134 votave mungesë, koalicioni Nisma – AKR – PD nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e ardhshme.

Nga ana tjetër zyrtarë të AKR-së e kanë pohuar se me rezultatin aktual koalicioni i tyre mbetet jashtë Kuvendit, mirëpo sipas tyre rezultati në favor të tyre mund të përmbyset nëse anulohen votat e ardhura nga Serbia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!