Avokati i shoqëruesit të Arjan Ndojit ndërhyn në “Byro Politike”: Ka 3 pafajësi

schedule23:07 - 6 Nëntor, 2019

schedule 23:07 - 6 Nëntor, 2019

Ndërsa në Byro Politike po diskutohej mbi atentatin ndaj makinës së prokurorit Ndoj, dhe faktit që në makinë ndodhej edhe një person me precedentë penalë, ka ndërhyrë Detar Hysi, avokat i Pëllumb Muharremit dhe mik i ngushtë i prokurorit Ndoj.

Sipas tij Pëllumb Muharremi është një qytetar i lirë, nuk është i dënuar dhe ka 3 pafajësi.

 “Unë kam qenë avokat i Pëllumb Muharremit. Ai ka 3 pafajësi dhe nuk është i dënuar. Është spekulim që thuhet që është eksponent krimi. Sa i takon ndërrimit të identitetit është qytetar i lirë dhe gjendja e tij gjyqësore është e pastër”. /abcnews.al