Shqiptarët me kartë digjitale/ Projektligji është hedhur për konsultim, Balla: Të dhënat do të jenë të aksesueshme nëpërmjet telefonit

schedule09:45 - 2 Maj, 2024

schedule 09:45 - 2 Maj, 2024

Qytetarët shqiptarë së shpejti do të pajisen me kartë identiteti digjitale e cila do të aksesohet nëpërmjet telefonit. Projektligji është hedhur për konsultim dhe synon   pajisjen me letërnjoftim digjital si rezultat i procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian.

Qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të pajisen me karta identiteti digjitale përveç atyre fizike.

Projektligji  është hedhur për konsultim dhe synon që  të përmbushë objektivat e qeverisë në drejtim të identitetit digjital si dhe zbatimin e skemave të sigurta të shërbimeve e-ID.

Ministri Brendshëm Taulant Balla tha se kjo nismë është shumë e rëndësishme dhe synon që të të dhënat e qytetarëve të aksesohen nëpërmjet telefonit .

“Ligji të na mundësojë prodhimin e dokumenteve digjitale. Synimi ynë është shkojmë drejt digjitalizimit dhe dokumentet të mos mbahen më në portofol, dhe të ecim përpara sa më shpejt të dokumenteve digjitale”, ka thënë Balla.

Parashikohet  gjithashtu, që ky projektligj të siguroj një identitet digjital që  mund të ndihmojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe mashtrimeve në internet, duke rritur sigurinë dhe besueshmërinë e transaksioneve online.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!