Seanca plenare/ Opozita zhvillon interpelancë me Ballën dhe Manastirliun

schedule10:02 - 2 Maj, 2024

schedule 10:02 - 2 Maj, 2024

TIRANË- Po zhvillohet këtë të enjte seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në nisje të kësaj seance Gazment Bardhi ka reaguar me kritika për faktin e mospranimit të interpelancave të thirrura nga opozita.

Ai ka thënë se tashmë është bërë ‘rrugë’ që kërkesat e ardhura nga opozita të mos merren parasysh. Gjithashtu edhe deputeti Tritan Shehu ka shprehur ankesa për faktin se ka kërkuar Interpelancë për gjenocidin serb në Kosovë, dhe sipas tij për këtë fakt nuk ka marrë asnjë njoftim.

Gjatë zhvillimit të seancës, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka tërhequr vëmendjen, Gazment Bardhit, pasi ky i fundit, i revoltuar ka bllokuar Foltoren, ndërsa akuzoi kryetaren e Kuvendit se po gënjen dhe se nuk po i përmbahet procedurës.

Kujtojmë se në rend dite janë caktuar dy interpelanca.

Interpelanca e parë është ajo me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, kërkuar nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji. Ndërkohë, nga ana tjetër Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

/abcnews.al/