Të paktën dy persona janë vrarë pasi bomba të drejtuara ruse goditën rajonin verilindor të Ukrainës, Kharkiv.
Po ashtu janë plagosur dy të moshuar, të moshave 74 dhe 77 vjeç, si dhe dhjetë shtëpi u dëmtuan.
Rajoni i Kharkiv ka qenë nën zjarr intensiv nga forcat ruse që synojnë infrastrukturën energjetike.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha dje se vendi i tij kishte nevojë për një “përshpejtim të konsiderueshëm” në dërgimin e armëve për t’u mundësuar trupave të tij të shtyjnë trupat ruse që avancojnë në disa pjesë të vijës së frontit. /abcnews.al


