Aeroporti Schiphol u mbyll shtypjes gabimisht të butonit të rrëmbimit të avionit

schedule21:45 - 6 Nëntor, 2019

schedule 21:45 - 6 Nëntor, 2019

Air Europa konfirmoi këtë mbrëmje se një pilot në bordin e një avioni i cili do të fluturonte për në Madrid, shtypi aksidentalisht një buton i cili paralajmëron autoritetet për një rrëmbim të dyshuar.

Një nga aeroportet më të ngarkuara të Evropës u vendos që të mbyllej këtë mbrëmje pas shtypjes gabimisht të një butoni rrëmbimi.

Policia zbarkoi në aeroportin Schiphol këtë mbrëmje pas raportimeve për rrëmbim në bordin e një avioni nga tre persona me thika.

Fluturimi i linjës ajrore spanjolle Air Europa do të duhej të nisej për në Madrid.

Policia Hollandeze raportoi në twitter për një “situatë të dyshimtë” në bordin e një avioni në aeroportin e Amsterdamit Schiphol.

Komandanti i avionit lëshoi alarmin duke shtypur butonin “rrëmbim në bord”. Disa zona të aeroportit u evakuuan, ndërsa në vendngjarje  mbërritën dhe shumë shërbime të urgjencës, përfshirë ambulancat, një helikopter mjekësor dhe policor.

Fluturimi UX1094 ishte menduar të nisej për në Madrid në orën 19.10. Bëhet fjalë për një Airbus A330-200 të linjës ajrore spanjolle Air Europa, e cila është pjesë e SkyTeam. Alarmi u dha rreth orës lokale 7.30.

Sipas transmetuesit Nos në bord kishte të paktën 27 persona përfshirë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Schiphol është një nga shpërndarësit më të ngarkuar të transportit në Evropë, duke trajtuar më shumë se 70 milion pasagjerë në vit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!