Për herë të parë në histori, qeveria britanike largoi drejt Ruandës azilkërkuesin e parë. Emigranti me kombësi afrikane u largua me dëshirë mbrëmjen e të hënës. Kjo pasi iu refuzua kërkesa për të qëndruar në vend.
Kryeministri Rishi Sunak tha se fluturimet e para drejt vendit afrikan do të nisnin në korrik. Por pavarësisht kësaj deklarate, duket se emigranti i parë zgjodhi që të shkojë në kampin e ngritur nga autoritetet britanike për të qëndruar aty. Ai pranoi të deportohej në Ruandë në këmbim të një pagese të vetme deri në 3,000 £, sipas burimeve qeveritare.
Plani për dëbimin e emigrantëve është debatuar shumë në Parlamentin britanik por qeveria e sheh si një masë të domosdoshme që do të sjellë frenimin e kalimeve të paligjshme në La Mansh.
Në bazë të planit të miratuar së fundmi nga parlamanti britanik, Londra do u pres një biletë vetëm vajtje personave që vijnë më gomone.
Qeveria konservatore tha dje se planifikon të dëbojë 5,700 azilkërkues në Ruanda ndërsa dëbimet masive pritet të nisin në korrik.
/abcnews.al