Urdhërarresti për Netanyahun? NYT: Gjykata e Hagës po e shqyrton për disa zyrtarë izraelitë

schedule19:23 - 29 Prill, 2024

schedule 19:23 - 29 Prill, 2024

New York Times raportoi se Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë po shqyrton lëshimin e urdhërarresteve për zyrtare të Lartë të Tel Avivit. Media amerikane bazohet në burimet e saj që përfshijnë zërat e 5 zyrtarëve të lartë nga Izraeli dhe vende te tjera.

Në mesin e personave ndaj të cilëve mund të lëshohet një urdhërarrest është edhe Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu lidhur me krimet e pretenduara se janë kryer nga Forcat e Mbrojtjes Izraelite në luftën 7 mujore në Rripin e Gazës po gjithashtu edhe për dhunën e vazhdueshme në Bregun e Pushtuar Perëndimor.

Zyrtarët të cilët kanë folur në Kushtet e anonimatit për New York Times kanë deklaruar se aktakuza e ngritur nga Gjykata Ndërkombëtare Penale mund të përfshijë edhe përpjekjet e Tel Avivit për të ndaluar kalimin  e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

Aktualisht kjo gjykatë e Hagës po heton sulmin terrorist të 7 tetorit që Hamasi kreu ndaj territorit Izraelit dhe njëkohësisht ka marrë një padi nga Afrika e Jugut që akuzon Izraelin se po kryen Gjenocid në Gaza.

Në mesin e këtyre pretendimeve të sjella nga Mediat ndërkombëtare këtë të Hënë në Kajro të Egjipti vijuan bisedimet për arritjen e një armëpushimi në gaza. Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron ka deklaruar se Hamasit i është ofruar një armëpushim 40 ditor dhe lirimi i mijëra të burgosurve palestineze. Mediat Izraelit shkruajnë se në këmbim të këtij armëpushimi, Tel Avivi ka kërkuar lirimin e 33 pengjeve.  Përfaqësues të Hamas kanë deklaruar se do të japin përgjigjen e tyre për këtë propozim brenda 24 deri në 48 orëve të ardhshme./abcnews.al