Australia ka miratuar një paketë ushtarake për Ukrainën me vlerë 60 milionë euro që përfshin sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër, drone, gjeneratorë elektrikë, 120 automjete të blinduara Bushmaster, armë artilerie Hoëitzer dhe pajisje të tilla si helmeta, çizme dhe maska kundër zjarrit.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri australian, Richard Marles, i cili ndodhet në Ukrainë, ku ka takuar kryeministrin Denys Shmyal dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes, Ivan Havryliuk.
“Ukraina dhe populli i saj kanë duruar mbi dy vjet pushtimin nga Rusia, por ata po qëndrojnë në këmbë”, tha Marles. Gjithashtu në Europë, ministri australian zhvilloi bisedime me homologun e tij polak, Waldyslaw Kosiniak-Kamysz, në Varshavë.
“Ne jemi të përkushtuar për të mbështetur Ukrainën dhe jemi shumë më të vetëdijshëm për atë që po ndodh në Europë,” tha Marles.
E gjithë kjo nxjerr në pah marrëdhëniet tona me Poloninë dhe mundësitë e mëdha për të bashkëpunuar së bashku.
/abcnews.al