“Pakti për Universitetin” sipas Shoqërisë Civile nuk u realizua në kohë dhe në cilësinë e premtuar nga qeveria. 70% e studentëve sipas një sondazhi të kryer, tarifat e masterit i cilësojnë të papërballueshme për gjendjen e tyre ekonomike ndërsa 83% e të rinjve konsiderojnë emergjencë nisjen e procesit të vettigut për pedagogët.
“Pakti për Universitetin” sipas Shoqërisë Civile nuk u realizua në kohë dhe në cilësinë e premtuar nga qeveria. 70% e studentëve sipas një sondazhi të kryer tarifat e masterit i cilësojnë të papërballueshme për gjendjen e tyre ekonomike ndërsa 83% e të rinjve konsiderojnë emergjencë nisjen e procesit të vettigut për pedagogët.
Protestat e studentëve u bën shkak për 11 vendime të Këshillit të Ministrave dhe 4 urdhra të kryeministrit, por nuk plotësuan kërkesat e të rinjve. Studentët tregojnë se 1-vjetori i lëvizjes masive i gjen me të njëjtat kushte në universitete, pa vetting për pedagogët e me tarifa të larta për studimet e masterit.
Shoqëria Civile ka monitoruar zbatimin e “Paktit për Universitetin” dhe pas një sondazhi të kryer në universitete thotë se rreth 70 % e studentëve, tarifat e nivelit master i konsiderojnë të papërballueshme për nivelin e tyre ekonomik.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka shkelur premtimin për kontrollin anti- plagjiaturë, proces që duhet të niste në qershor të vitit 2019. Ndërkohë që 83% e studentëve e konsiderojnë nisjen e këtij procesi emergjent dhe të nevojshëm.
Biblioteka Dixhitale e cila i kushtoi qeverise rreth 700 mijë dollarë është përdorur vetëm nga 5% e studentëve. Ndërsa procesi i zgjedhjes së përfaqësuesve të ministrisë në bordet e administrimit të universiteteve u shoqërua me mungesë transparence dhe në tejkalim të afateve të parashikuara.
“Qëndresa Qytetare” pasi ka analizuar situatën dhe ka dalë në përfundimin se “Pakti për Universitetin” nuk u realizua në kohën dhe cilësinë e premtuar nga qeveria./abcnews.al