Një helikopter ushtarak u rrëzua në Amazonën ekuadoriane, duke vrarë tetë persona në bord, 5 ushtarë dhe tre civilë. Ushtria ekuadoriane njoftoi se helikopteri ushtarak u rrëzua në provincën e Pastazës.
Kushtet e motit nuk kanë lejuar ende nxjerrjen e trupave. Aksidenti ndodhi rreth orës 9:36 me orën lokale të enjten e kaluar.
Helikopteri transportonte zyrtarë nga Sekretariati Kombëtar i Menaxhimit të Rrezikut dhe transportonte ushqime dhe furnizime në fshatrat e goditura nga përmbytjet.
Në bord ishin piloti, bashkë-piloti, tre mekanikë të ushtrisë dhe tre civilë./abcnews.al