Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare: Tiranës s’i llogaritet dënimi në Kupë, klasikja luhet pa tifozë!

schedule14:22 - 6 Nëntor, 2019

schedule 14:22 - 6 Nëntor, 2019

Tirana-Vllaznia do të luhet pa praninë e tifozëve ditën e premte. Klubi bardheblu ka njoftuar mediat për diçka të tillë përmes zyrës për shtyp. Pas ndeshjes derbi, 24 herë kampionët e vendit kanë luajtur pa tifozë në kampionat kundër Laçit. Pezullimi për Tiranën ka qenë për dy ndeshje.

“Ndeshja Tirana – Vllaznia do të luhet ditën e premte në stadiumin “Selman Stermasi”, në orën 18:00. Ky takim do të zhvillohet me dyer të mbyllura për tifozët, shkak i incidenteve të ndodhura në ndeshjen me Partizanin dhe dënimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës. Kjo do të jetë ndeshja e fundit pa praninë e tifozëve, duke shpresuar dhe besuar që nuk do të ketë më të tjera sjellje jo sportive që dënojnë dhe mbyllin dyert për të gjithë tifozerinë bardheblu”, thuhet në njoftimin e klubit të Tiranës.

Bardhebluta pa tifozë kanë luajtur edhe ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me Shënkollin, por duket se ajo nuk është llogaritur. Disiplina e dënoi Tiranën më datë 2 tetor, disa orë para sfidës që u luajt me lezhjanët. Kështu, të premten do të mungojnë tifozët në një ndeshje të rëndësishme si ajo me shkodranët.

VENDIMI I DISIPLINËS PAS DERBIT – KF Tirana, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër FK “Partizani”, datë 29.09.2019, duke mos vlerësuar nivelin e riskut, duke mos garantuar zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e rregullit dhe qetësisë në stadium, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve, duke shfaqur materiale propaganduese me të cilat kryhen provokime me karakter politik dhe shoqëror, në bazë të Nenit 63/1/a,Nenit 63/1/b, Nenit 64/5, Nenit 65/3/a/b/c/d/e/f/h/j/k, dhe Nenit 65/4/b/ të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.

Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, pezullimin e pjesshëm të zbatimit të këtij dënimi duke urdhëruar shlyerjen e gjysmës e tij. Urdhërimin e KF “Tirana”, të mbyll pjesërisht stadiumin”Selman Stërmasi” në sektorin G3, për sezonin futbollistik 2019/2020, duke ndaluar hyrjen në stadium të grupimit të tifozëve “Capital Crew”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!