Forca të komisariatit të policisë Krujë të mbështetur nga grupe të FNSH kanë ngritur pika kontrolli në rrugët hyrëse dhe dalëse në Fushë Krujë, mbrëmjen e kësaj të premte.
Qëllimi i këtij operacioni ishte goditja dhe arrestimi i personave i shpallur në kërkim. Mësohet gjithashtu se operacioni kishte si objekt dhe automjet që qarkullojnë me xhama të zinj dhe ato luksoze.
Grupet operacionale të policisë janë të përqendruara dhe në disa pjesë të qytetit të Fushë Krujës, si dhe në fshatrat përreth. /abcnews.al