Një ngjarje rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Shkodër. Pas të shtënave me armë ka mbetur i vdekur Gjergj Krygja, 43 vjeç.
Gazetari Simon Shkreli bën me dije për Abcnews.al se dyshimet e para lidhen për një konflikt mes banorëve për shfrytëzimin e pyjeve.
Krygja u vra brenda banesës së tij në fshatin Sume të Dukagjinit dhe është baba i tre fëmijëve.
Njoftimi i policisë
Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.