“Maratonomaku” i Serie A, Ylber Ramadani vlerësohet nga specialistët italianë

schedule18:16 - 26 Prill, 2024

schedule 18:16 - 26 Prill, 2024

Tashmë gjithçka është e konfirmuar dhe “shkatërruesi” i mesfushës së Kombëtares sonë, Ylber Ramadani mund të quhet zyrtarisht “maratonomaku” i Serie A, me faqen e specialiuzar “Transfermarkt.it’, që shpërndau së fundmi lojtarët me mesataren më të lartë të kilometrave të përshkruara gjatë një 90-minutëshi deri në këtë pikë të sezonit në elitën e futbollit italian.

Mesfushori i kombëtares që aktivizohet me “Puljezët” e Lecce dhe në renditjen e specalistëve ka zënë vendin e parë me një mesatare prej 12.098 kilometrash në 30 ndeshje të luajtura, me 28-vjeçarin, që lë pas në këtë renditje emra si “yllin” skocez të Bologna, Evan Ferguson, “shkatërruesin” e Roma, Bryan Cristante, si dhe udhëheqësin e mesfushës së Juventus, Manuel Locatelli.

Në këtë sezon, Ramadani rezultoi si një nga lojtarët më të spikatur të “Verdhekuqve”, të Lecce duke u konsideruar si një prej titullarëve fiks të skuadrës, teksa së fundmi, mesfushori po kalon një infeksion, por që nuk do ta mbajë gjatë jashtë fushave të lojës me Ramadanin që me shumë mundësi do të rikthehet që këtë fundjavë në sfidën që skuadra e tij luan ndaj Monza. /i.m /abcnews.al

Shikoni renditjen:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Transfermarkt ?? (@transfermarkt.it)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!