KAPSHTICË- Një 64-vjeçar, i identifikuar si Pëllumb Braçe, i dënuar me 15 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” është arrestuar këtë të premte.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Autoritetet thonë se bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, 64-vjeçari është kapur në Kapshticë, në hyrje, dhe është vënë në pranga.
Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, sepse në vitin 2010, ka përvetësuar me anë të mashtrimit, një shumë të konsiderueshme parash.