Britania e Madhe vendos sanksione të reja kundër Iranit

schedule08:10 - 26 Prill, 2024

schedule 08:10 - 26 Prill, 2024

Britania e Madhe ka njoftuar se ka vendosur sanksione kundër Iranit, kjo pas masave të para të shpallura javën e kaluar, pas sulmeve të 13 prillit ndaj Izraelit.

Sanksionet e reja fokusohen kryesisht në tregtinë dhe prodhimin e dronëve.

Ato u bënë publike në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, përfshijnë ngrirjen e aseteve për disa kompani dhe ndalimi i hyrjes në MB, të Sayyed Mohsen Ëahabzadeh Moghaddam dhe Abbas Abdi Aszerd, të identifikuar si udhëheqësit e një rrjeti kompanish.

Këta persona janë të përfshirë në prodhimin e këtyre avionëve, si dhe katër kompanive, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme Britanike.

Përveç kësaj, Britania njoftoi se planifikon të zgjerojë sanksionet e saj tregtare ndaj Teheranit duke vendosur ndalime të reja për eksportet në Iran të komponentëve të përdorur në prodhimin e dronëve dhe raketave, që synojnë frenimin e aftësive të saj ushtarake, sipas diplomacisë britanike.