Trupi i pajetë i një 58-vjeçari është gjendur në ujërat e rezervuarit të Prrenjasit, nga polumbarët e RENEA-s pas disa orë kërkimesh.
Trupi i pajetë i këtij shtetasi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.
Ishte kushëriri i tij, i cili ka njoftuar sallën operative në orët e para të mëngjesit pasi 58-vjeçari ishte larguar nga banesa.
Në afërsi të rezervuarit, u gjetën veshjet dhe biçikleta e 58-vjeçarit./abcnews.al