Kukësi ia del në Kupë, “Verilindorët” i rezistojnë “Bardhebluve” për një biletë finaleje

schedule20:36 - 24 Prill, 2024

schedule 20:36 - 24 Prill, 2024

Tirana provoi deri në fund në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit, por nuk ia dolën të përmbysnin disfatën e ndeshjes së parë 2-0, me “Bardheblutë” fituan në “Air Albania” me shifrat 1-0, një triumf që nuk mjaftoi teksa në fund ishin “Verilindorët” ata që festuan një biletë për në finale.

Takimi nisi me skenarin perfekt për kryeqytetasit duke qenë se kaluan në avantazh në minutën e 21′-të me anë të Deliut. Po në pjesën e parë, Tirana iu afrua golit të dytë me anë të Patrick që u ndal nga traversa. Në fund të fraksionit të parë, Kukësi gjeti golin e barazimit me Lamçen, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR me lojtarin që e kishte prekur topin me dorë.

Në 45-minutëshin e dytë, skuadra e drejtuar nga Erbim Fagu tentoi për të gjetur golin e dytë, por sërish fati ishte në anën e verilindorëve pasi traversa i erdhi në ndihmë portierit Tafas pas një goditje në zonë të Patrick dhe deri në fund, rezultati nuk ndryshoi e në këtë formë, ekipi i udhëhequr nga trajneri Bledar Devolli ia doli të siguronte në “Air Albania” biletën për në finalen e Kupës që zhvillohet po në stadiumin kombëtar më datë 14 maj duke nisur nga ora 19:00. /i.m /abcnews.al