25 persona përfitojnë nga amnistia penale në paraburgimin e Vlorës. Në ambientet e IEVP Vlorë ndodhen 35 persona që vuajnë dënimin pasi kanë marrë vendim të formës së prerë nga gjykatat.
Nga këta 20 persona lënë sot ambientet e burgut ndërsa 5 përfitojnë ulje dënimi.
Ndërkohë nga personat që janë në shërbim prove të mbikëqyrur në Vlorë përfitojnë 88 persona. Kjo e konfirmuar pak ditë më parë edhe nga drejtori i Shërbimit të provës në Vlorë.
Kujtojmë që amnistia penale u votua më 4 Prill në Kuvend me 116 vota pro. Numri i të dënuarve që përfitojnë është 1100, prej të cilëve 700 do të lirohen menjëherë dhe 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Po ashtu, nga amnistia përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove./abcnews.al