Vrasja e 30-vjeçares Liridona Ademaj në Kosovë tronditi mbarë opinionin publik. Bëhet gati pesë muaj nga kjo ngjarje e rëndë dhe rasti ende nuk është zbardhur plotësisht. Mediat në Kosovë shkruajnë se informacionet zyrtare për këtë rast janë të pakta dhe se aktakuzë nuk ka. Për këtë ngjarje në paraburgim janë katër persona, përfshirë edhe bashkëshortin e viktimës, Naim Murseli i cili dyshohet edhe se është porositësi i vrasjes.
Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të pazbardhura, ndërsa Prokuroria në Prishtinë ka thënë për mediat se rasti është akoma në procedurë hetimore dhe se në këtë fazë të hetimeve nuk mund të ndahen informacione.
/abcnews.al/