Inaugurimi i presidentit rus, Vladimir Putin do të bëhet më 7 maj, tha Andrey Klishas, kryetar i Komisionit për Legjislacionin Kushtetues dhe shtetësinë në Këshillin e Federatës së Dhomës së Lartë.
“Inaugurimi do të mbahet më 7 maj. Do të ketë informacion shtesë rreth testeve për senatorët që marrin pjesë në inaugurim. Kjo është një procedurë standarde, do të bëhet një herë, më 6 maj.” deklaroi Klishas në një mbledhje të komisionit, shkruan Tass.
Senatori tha gjithashtu se Duma e Shtetit mund të shqyrtojë kandidaturën e kryeministrit të ri të Rusisë që më 8 maj nëse presidenti “e sheh të arsyeshme”.
Sipas ligjit, presidenti i zgjedhur merr detyrën për gjashtë vjet. Në vitin 2018, inaugurimi i Putinit u bë më 7 maj.
Qeveria ruse do të japë dorëheqjen në ditën e inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur dhe do të fillojë procesi i formimit të qeverisë së re./abcnews.al