Dy persona janë arrestuar në një lokal në Laç, pasi vendosnin baste sportive me celularë.
Në pranga ranë një 34-vjeçar dhe një 41-vjeçar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët e këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë./abcnews.al