Mesfushori shqiptar i Sassuolos, Nedim Bajrami ka përfunduar në radarin e Bolognas, e cila është gati të sigurojë kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Bologna është gati ta sigurojë ëndrrën europiane pas një sezoni të gjatë dhe shumë të suksesshëm duke befasuar të gjithë me lojën e treguar.
Klubi nga ‘Renato Dall’Ara’ tashmë po përgatit planet për afatin e ardhshëm të transferimeve të verës.
Sipas ‘Tuttomercatoweb’, një nga idetë kryesore (ndoshta edhe më shumë se një) mund të çojë te fqinjët e Sassuolos.
Në tribunat e stadiumit Mapei në Reggio Emilia, për ndeshjen e humbur 0-3 nga ‘Neroverdi’ ndaj Lecces, ishte i pranishëm edhe drejtori sportiv i Bolognas, Giovanni Sartori, me synimin për të parë sërish nga afër një lojtar i vlerësuar nga ta siç është mesfushori sulmues i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami.
I lidhur me Sassuolon me një kontratë deri më 30 qershor 2027, lojtari i lindur më 1999 u ble nga ‘Neroverdi në merkaton dimërore të 2023 për një shumë prej rreth 6 milionë euro./ h.ll/abcnews.al