Manchester City do të tentojë kualifikimin kundër Atalantës në “San Siro”, edhe pse djemtë e Guardiolës e kanë mendjen te ndeshja e fundjavës kundër Liverpoolit në kampionat.
Trajneri spanjoll nuk e pranon diçka të tillë në konferencën për shtyp, aty ku flet për kundërshtarin dje javën e rëndësishme të ekipit. Në fund një koment për racizmin që është shtuar shumë në futbollin evropian.
SITUATA – “Shpresoj të fitojmë nesër dhe të kualifikohemi. Dëshirojmë të bëjmë një ndeshje të madhe në një stadium mitik si ‘San Siro’. Kjo është një javë e rëndësishme për ne. Duam kualifikimin kundër Atalantës, ndërsa të dielën kemi një ndeshje shumë të rëndësishme. Gjithsesi, ka kaluar vetëm çereku i kampionatit dhe na presin shumë ndeshje në vazhdim”.
ATALANTA – “Na vunë në vështirësi në pjesën e parë në fushën tonë. Deri në momentin që udhëhiqnim 3-1 ndeshja ishte e ekuilibruar. Në Evropë është gjithmonë e vështirë dhe Atalanta do të bëjë të pamundurën për të marrë pikët e para”.
RACIZMI – “Është një problem i madh për gjithë Evropën. Duhet të luftojmë çdo ditë në shtëpi dhe në shkolla. Kjo çështje kërkon gjeste të rëndësishme, vetëm kështu mund të ndryshojë diçka.” /abcnews.al