Një person është arrestuar ndërsa një tjetër është proceduar penalisht nën akuzën e trafikut të armëve të zjarrit dhe mosdeklarimit të parave në portin e Durrësit.
Mësohet se në pranga ka rënë 66 vjeçari italian Giovanni Bedini, pasi u kap me armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Ndërsa nën hetim është vënë 31 vjeçari Ergit Haka për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Policia sekuestroi armën e zjarrit, municionin luftarak si dhe 16 300 euro dhe 100 paund.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme./abcnews.al