Lind lëvizja politike “Alternativa”, Kadia: Nuk kemi pse të fshihemi pas ombrellave të partive të mëdha

schedule20:05 - 5 Nëntor, 2019

schedule 20:05 - 5 Nëntor, 2019

I ftuar në studion e ABC News në drejtimin e Mirela Milori, Besart Kadia ka folur për krijimin e lëvizjes politike “Alternativa”. Kadia ka komentuar vizionin e kësaj lëvizjeje. Duke u shprehur se ka shumë profesionistë që duan të kontriubojnë në Shqipëri, për Kadian kjo lëvizje do të jetë një mundësi shumë e mirë për të sjellë ndryshimin që i duhet vendit.

“Çdo hapësirë publike po vidhet nga njerez kriminele, që nuk po sjellin asnjë ndryshim për vendin. Pra, të rinjtë shqiptarë kanë nevojë për një thirrje të brendshme që ky vend do të ecë përpara dhe të bëhet më mire, tha ndër të tjera Kadia.

“Shoqëria ka nevojë për energjinë që të bëjë alternativën pro ideve të tregut. Nuk kemi pse të fshihemi pas ombrellave të partive të mëdha, por të përpiqemi të sjëllim ndryshimin, ne kemi një shtet që janë njësoj si në  vitet 91, ka ardhur koha që të flasim për qytetarin”,  u shpreh Kadia në studion e abcnews.

“Projektbuxheti 2020”, Besart Kadia i pyetur për projekt buxhetin është shprehur se nuk ka pasur ndonjë vizion të ri për pushtetin lokal. Taksa e biznesit të vogël u hoq dhe nuk ka më të ardhura.

Pyetjes se a janë të mirëmenduara lëvizjet e qeverisë, Kadia i përgjigjet: Kanë gënjyer veten, thanë që do bëjnë buxhetin me të madh historik, por kemi mbivendosje të problemeve qe janë të akumuluara në kohë.

Kadia shprehet pesimit për ekonominë, sipas tij nuk ka asnjë ndryshim: “Asgjë nuk ka ndryshuar, taksat që ka marrë shteti nuk përkthehen në një mirëqenie më të lartë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!