Kulla Veneciane, një nga simbolet e qytetit të Durrësit, është restauruar plotësisht. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje në rrjete sociale nga kulla, ndërsa bën të ditur se është bërë një restaurim i thellë falë mbështetjes së fondit europian EU4Culture.
“Mirëmëngjes dhe me Kullën e rilindur Veneciane të Durrësit, ku pas restaurimit të thellë falë edhe mbështetjes nga fondi europian #EU4Culture?? është instaluar një program teknologjik i rrugëtimit përmes thesareve të Trashëgimisë sonë Kulturore, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
/abcnews.al