Emanuele Ndoj ka mësuar emrin e trajnerit të ri që do ta stërvitë në vazhdim. Brescia e ka bërë gjithçka përmes një postimi në webin zyrtar dhe është një kampion bote që do i drejtojë në vazhdim “Dallëndyshet”. Fabio Grosso, ish-mbrojtësi i Italisë, ka pranuar ofertën e drejtuesve dhe do të nisë menjëherë nga puna.
Brescia u mund në fundjavë nga Hellas Verona dhe Eugenio Corini u shkarkua. Interesant është fakti që edhe trajner i ri ka kaluar nga verdheblutë, pasi Grosso ishte në kontratë me ta dhe ka gjetur marrëveshjen për ta zgjidhur atë. /abcnews.al
Fabio Grosso è il nuovo allenatore del Brescia Calcio.
Leggi la news completa sul nostro sito ?https://t.co/m98cuU9Vri#FORZABRESCIA ⚪️?? pic.twitter.com/tV8al07EHu— Brescia Calcio BSFC (@BresciaOfficial) November 5, 2019