Kështu, në “Anfield Road”, Atalanta e drejtuar në mbrojtje nga Berat Gjimshiti do të kërkojnë të mbrojnë fitoren e madhe, 3 me 0, në “mitikun” e “Anfield Road”, teksa përballë tyre, Jurgen Klopp, ka zgjedhur të hedhë më të mirët në fushën e blertë, teksa në portë rikthehet Alisson, në mesfushë dyshja Szoboszlai-MacAllister, ndërsa sulmit përbëhet nga “yjet”, Mohamed Salah, Cody Gakpo e Luis Diaz.
Në “London Stadium”, “Aspirinat” e Bayer Leverkusen, pas fitimit të titullit kampion do të kërkojnë të thyejnë rekordin e Juventus, si klubi me më shumë fitore radhazi, me “Bardhezinjtë” e djemtë e Xabi Alonso, që ndodhen në kutoën e 43 të tillave e për këtë aryse “iberiku” ka vendosur të hedhë të gjithë në fushë, teksa në radhët e titullarëve, ndaj “Çekanëve” të West Ham janë Granit Xhaka, Grimaldo, “ylli” gjerman, Florian Wirtz e çeku Patrick Schick.
Ndërkaq, në përballjen e fundit, po jo më pak të rëndësishme, në “mitikun” francez, “Stade Velodrome”, “Të Kaltërit” e Olypimique Marseille do të kërkojnë të përmbysin avantazhin 1 me 2, të “Shqiponjave”, të Benfica, me vendasit, që i besojnë jo pak “bomberit” të tyre, Pierre-Emerick Aubameyang, me këtë të fundit, që di të jetë i rrezikshëm para portës. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Atalanta – Liverpool
West Ham – Bayer Leverkusen
Olympique Marseille – Benfica