KUKËS– Pranverë me dëborë. Ky është peizazhi, që iu shfaq para syve këtë të enjte banorëve të zonave të thella malore, kryesisht në verilindje të Shqipërisë.
Në Shishtavec të Kukësit reshjet e dëborës kanë “zbukuruar” zonën në mes të muajit prill.
ABC News sjell pamjet fantastike të fshatrave, ndërsa banorët e zonës janë të detyruar të shtyjnë për më vonë punën përgatitore për mbjelljen e tokave, kryesisht me pataten, markën e tyre tipike, e cila i dallon nga zonat e tjera të Shqipërisë./n.m.abcnews.al