Gjyqtari Sportiv i Serie A jep vendimin, pezullohet Rrahmani

schedule21:49 - 16 Prill, 2024

schedule 21:49 - 16 Prill, 2024

Serie A ka publikuar sot vendimet e Gjyqtarit Sportiv në lidhje me ndeshjet e vlefshme të xhiros së 32-të të këtij sezoni.

Gjyqtari Sportiv i kampionatit elitar Italian ka vendosur që të pezullojë me një ndeshje jashtë fushe “dardanin”, Amir Rrahmani.

Ky vendim rreth mbrojtësit të Napolit erdhi pasi kapiteni i Kosovës pati një sjellje jo korrekte ndaj kundërshtarit./h.ll/abcnews.al