300 milionë për Mbappe? PSG befason me lëvizjen e fundit!

schedule11:02 - 5 Nëntor, 2019

schedule 11:02 - 5 Nëntor, 2019

PSG i kundërpërgjigjet Realit të Madridit, që po tenton të bindë Kylian Mbappe të transferohet në Spanjë gjatë verës. Në mediat spanjolle është raportuar se madrilenët janë gati të paguajnë deri në 300 milionë euro për kartonin e sulmuesit.

Një shifër rekord, por nga ana tjetër PSG ka një plan. Le Parisien raporton se drejtuesit e klubit francez po mendojnë t;i ofrojnë rinovimin e kontratës sulmuesit të tyre dhe t’i barazojnë pagën me Neymar, një shenjë vlerësimi për Mbappe, i cili dëshiron të lërë gjurmë me PSG.

Gjithsesi dëshira e tij për të provuar një eksperiencë te Real Madrid dihet. Sulmuesi 20-vjeçar është blerë nga PSG për shifrën e 180 milionë eurove nga Monaco dhe ka një kontratë të vlefshme deri në qershorin e vitit 2022. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!