Juventusi kërkon të përforcohet dhe një nga objektivat kryesorë të merkatos është sulmuesi i Salzburg, Erlind Haaland. Norvegjezi ka arritur të shënojë gjashtë gola në tre ndeshjet e para në Champions League dhe është kthyer në një objektiv për disa prej klubeve më të mëdha në Europë.
Manchester United dhe Real Madrid përfliten si të interesuara për shërbimet e 19-vjeçarit, i cili njihet mjaft mirë nga Ole-Gunnar Solskjaer. Ky i fundit e ka stërvitur sulmuesin te Molde dhe do e donte në skuadrën e tij në Premier League.
Tuttosport raporton se Salzburg e vlerëson sulmuesin me 100 milionë euro dhe Juventusi është gati të futet në këtë ankand, duke tentuar të përdorë edhe faktin që Mino Raiola e ka në menaxhim Haaland.
MILIONAT NGA MILANI – Kuqezinjtë duan një mbrojtës qendre dhe nga Italia raportohet se në tavolinën e Maldinit dhe Boban janë vënë sërish dy emra të përfolur edhe më parë: Rugani dhe Demiral. Në verë Milani i ka tentuar dhe këto pista rikthehen sërish, por me Juventusin që kërkon 40 milionë euro.
Shitjet mund t’i vijnë në ndihmë bardhezinjve për të bërë përforcime më pas, por duhet parë gatishmëria e Milanit për të shpenzuar të tilla shifra. Dihet që kuqezinjtë po mundohen në limite të respektojnë rregullat e “Fair Play”-it financiar, për të mos iu shtuar humbjet në bilanc. /abcnews.al