Shembet një pjesë pallati në Greqi, një i vdekur dhe tre të plagosur

schedule10:14 - 16 Prill, 2024

schedule 10:14 - 16 Prill, 2024

Një pjesë pallati është shembur këtë të martë në Pire të Greqisë. Për pasojë ka humbur jetën një 31-vjeçar, i cili ishte duke punuar në atë godinë.

Objekti i shembur ndodhet në rrugën Neorion në Pasaliman dhe sipas asaj që shkruajnë mediat greke, po punohej në të.

Në momentin e shembjes në godinë ndodheshin gjithsej nëntë punëtorë, ku tre prej tyre janë lënduar lehtë nga mbeturinat e shkaktuara nga shembja.

/abcnews.al