Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë. Sipas mediave vendase një grua ka mbetur e vrarë.
Dyshohet se autor është bashkëshorti. Sipas policisë autori i dyshuar është arrestuar, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se vrasja ka ndodhur me armë zjarri.
“Në Pejë ka ndodhur një rast i vrasjes, dyshohet se në një banesë në qendër të Pejës bashkëshorti ka vrarë gruan e tij. Aktualisht në vendin e ngjarjes është kryeprokurori, prokurori, krimet e rënda dhe të gjitha ekipet relevante. Po e presim Mjekësinë Ligjore për të marrë trupin e pajetë. Është arrestuar i dyshuari”, ka thënë Nikçi, shkruajnë mediat në Kosovë.
/abcnews.al/