Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi në një intervistë në “Ballkan Update” në ABC News, foli për sulmin e Iranit kundër Izraelit.
Në një lidhje me Skype, ai komentoi se jemi në një situatë jashtëzakonisht delikate, ku çdo veprim i shpërkallëzimit të mëtejshëm, qoftë përgjigjesh ndaj këtij sulmi dhe masave të tjera do të ketë pasoja.
Sipas Ibishit, zgjidhja është vetëm përmes diplomacisë.
“Jemi në një situatë jashtëzakonisht delikate, ku çdo veprim i shpërkallëzimit të mëtejshëm, qoftë përgjigjesh ndaj këtij sulmi dhe përmasave të tjera do të ketë pasoja dhe do të ndikojnë dhe faktorët e tjerë, qoftë dhe nga shtete të tjera që kanë pretendime. Gjithë kjo ka ngritur vëmendjen dhe të Rusisë, që tha se e ka afruar flotën detare, edhe pse një pjesë e ka shkatërruar në luftën me Ukrainën. Në këtë rast rruga diplomatike apo zbutja e tensioneve është një prioritet i madh, te ajo që po zgjerohet konflikti dhe përtej asaj çfarë është lufta në Ukrainë. Ndërsa, Rusia bën gjithçka të nxisë Iranin si aleat të vetin që të ndërmarrë veprime të pakontrolluara.
Mendoj që duke bërë një analizë të Iranit me një sistem monist, ata nuk kanë qenë shumë agresiv dhe të ndërrmarin vendime të përshpejtuara, nga që kanë frikë nga një shpërkallëzim”, u shpreh Ibishi./abcnews.al