“Jemi viktimë e sulmeve kibernetike nga Irani”/ Gjoka: Çdo zhvillim negativ në Lindjen e Mesme, ndikon në Ballkan!

schedule13:43 - 15 Prill, 2024

schedule 13:43 - 15 Prill, 2024

Ish-ambasadori Sokol Gjoka teksa foli për sulmet iraniane kundër Izraelit, u shpreh se çdo zhvillim negativ në Lindjen e Mesme ndikon edhe në Ballkanin Perëndimor.

Gjoka gjatë një interviste në “Tirana Live” në Abc News, nënvizoi se pavarësisht sulmeve dhe tensioneve të herëpashershme, shtoi se nuk mund të thuhet që jemi në pikën për fillimin e një luftë globale.

Sa i përket pozicionimit të Shqipërisë, krah Izraelit, ish-ambasadori risolli në vëmendje sulmet kibernetike të Iranit ndaj vendit tonë, duke thënë se Shqipëria i di shumë mirë efektet e paprecedentë të Iranit.

“Ne kemi qenë viktimë e një luftë kibernetike të ardhur nga Irani. Ne i dimë efektet e veprimeve të paprecedentë nga ana e Iranit që cënojnë sigurinë, por edhe paqen në çdo vend të botës. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i ndjekim me kujdes zhvillimet dhe politikat e Iranit. Irani është shkëputur nga kuadri i bisedimeve dhe mund të punojë edhe për krijimin e armëve bërthamore. Edhe ne si një vend i goditur nga lufta kibernetike e Iranit duhet të tregohemi vigjilente, ndonëse qëndrimet tona kanë qenë të matura. Edhe në partneritet me Perëndimin mendon që duhet t’i përmbahemi këtyre qëndrimeve dhe të rrisim vigjilencën”, tha më tej Gjoka.

/abcnews.al/