Ermal Tahiri, specialist futbollit, është si zakonisht pjesë e emisionit “Pressing” në ABC News. Ai ka analizuar Partizanin, që e konsideron si ekipin më të plotësuar në Superiore.
“Trajneri Lerda ka shumë lojtarë dhe ka mundësinë, jo si të tjerët që kanë drejtuar Partizanin më parë, të vendosë në fushë çdo modul, në bazë të futbollistëve që ka. Edhe stolin e kanë të plotë për të bërë ndonjë rotacion në bazë të ekipeve me të cilat përballen.
Ka akoma mentalitetin se janë kampionë dhe e reflekton në këto ndeshjet e fundit. Nëse fiton edhe me Flamurtarin, bëhet i pamposhtur psikologjikisht. Çinari dhe Bardhi po luajnë, ndërkohë që është Asani në stol. Ai u fut dhe shënoi. Mund të luajnë me modul, kanë grupin më të plotë. Kur ke ekipin më të plotë, që duhet të kesh 4-5 pikë më shumë, normal ka edhe kritika. Polemikat janë se ka shumë lojtarë që janë marrë për formacion”. /abcnews.al