Franca do të bëjë gjithçka që mundet për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit në Lindjen e Mesme, tha në një deklaratë sot Emmanuel Macron.
“Ne të gjithë jemi të shqetësuar për një përshkallëzim të mundshëm”, tha presidenti francez.
Ai i kërkoi Izraelit të izolojë Iranin në vend që të përshkallëzojë situatën.
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur përshkallëzimin e situatës,” shtoi ai.
/abcnews.al