Zoje Mici është 24 vjeç. Prej nje viti punon si mesuese ndihmese. Cdo dite sapo vjen ne shkolle interesohet per dy nxënësit te cilet ndihmon ne klase per te kuptuar dhe pervetesuar sa me mire mesimin. Zoja tregon se fillimi i kesaj pune nuk ka qenë i thjeshtë.
“Në fillim kam hezituar, pasi nuk e di nëse do ia dilja. Kisha mbaruar studimet për Gjuhë- Letërsi dhe kjo ishte diçka shumë e re për mua. Kam në ngarkim dy nxënës, njëri maturant e një tjetër në vit të parë. Kanë vështirësitë e tyre, por kanë edhe gjëra të bukura. Ata janë njerëz që kanë nevojë për shumë dashuri por edhe dinë të japin dashuri. Janë edhe të talentuar”
Brikeni është nxënësi i saj maturant i cili është i prekur nga spektri i autizmit. Mësuese Zoja përpiqet të jetë pranë tij gjatë të gjithë orëve mësimore, por asnjëherë nuk mungon në lëndën e tij të preferuar, anglishten.
“Unë jam në orët mësimore të tyre duke i shpjeguar me detaje programin e lëndës. Aktualisht jemi në lëndën e anglishtes, e cila është e preferuara e Brikenit. Unë flas edhe me mësuesen e lëndës dhe përpiqem t’ja lehtësoj orën mësimore.
“Mësuese Zoja është shumë e mirë. Unë jam përshtatur shumë me të dhe ajo më ka ndihmuar shumë.”
Por cilat janë momentet më të vështira me të cilat Zoja përballet në punën e saj?
“Ka momente që këta nxënës pësojnë kriza. Aty është e vështirë për ta menaxhuar. Brikeni për shembull është tifoz me Partizanin dhe Milanin në futboll, dhe në ditët që humbasin këto skuadra është i shpërqendrua në mësime. Përpiqem që ti shpjegoj që këto janë gjëra që ndodhin.”
Si një vajzë që ka studiuar Gjuhë Letërsi, mësuese Zoja shpreson që në të ardhmen të japë mësim në profilin e saj, por thotë se është me fat që karrierën e saj e nisi në këtë mënyrë, pavarësisht vështirësive.
“Në të ardhmen shpresoj të jem një mësuese Gjuhë Letërsie, pasi për këtë kam studiuar, por kjo eksperiencë më ka shërbyer shumë. Kur të kem klasën time, e di që mund të kem edhe nxënës me aftësi ndryshe, por të paktën do jem shumë më e gatshme për ti ndihmuar, dhe për të kuptuar botën e tyre”/abcnews.al