Ndahet nga jeta regjisorja fituese e çmimit Emmy, Eleanor Coppola

schedule10:55 - 13 Prill, 2024

schedule 10:55 - 13 Prill, 2024

Eleanor Coppola, regjisorja fituese e çmimit Emmy, ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare.

Eleanor Coppola, regjisorja, artistja dhe shkrimtarja fituese e çmimeve Emmy, vdiq të premten në shtëpinë e saj në Rutherford, Kaliforni, njoftoi familja e saj në një deklaratë.

Coppola fitoi një çmim Emmy në vitin 1992 për filmin e saj ‘Hearts of Darkness’.

Ajo gjithashtu drejtoi komeditë romantike Paris Can Wait (2016) dhe Love Is Love Is Love (2020).

Arti i saj pamor, duke përfshirë fotografinë, vizatimet dhe pjesët konceptuale, janë ekspozuar në shumë galeri dhe muze në mbarë botën, duke përfshirë një retrospektivë të punës së saj në muzeun e artit Sonoma Valley në 2014.

Përveç artit të saj, Coppola mbahet mend si matriarkja e një familjeje të suksesshme kineastësh, duke rritur me bashkëshortin e saj Francis tre fëmijë që hynë në biznesin e filmit. Francis Ford Coppola është më i njohur për filmin e tij ‘The Godfather’ (1972), i cili konsiderohet gjerësisht një shenjë dalluese e zhanrit amerikan të gangsterëve.

Eleanor Coppola, e cila u rrit në kontenë Orange, Kaliforni, u transferua në Los Anxhelos për të studiuar në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos. Atje, ajo u takua me Francisin ndërsa punonte si asistent drejtor arti në debutimin e tij regjisorial, filmi horror i vitit 1963, i prodhuar nga Roger Corman, Dementia 13. Brenda disa muajsh nga takimi, Coppola mbeti shtatzënë dhe çifti u martuan në Las Vegas në shkurt 1963./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!