Ushtria izraelite miratoi të premten planet për një sulm të mundshëm ndaj Iranit nëse Izraeli përballet me një sulm nga territori iranian, raportojnë mediat izraelite.
“Izraeli të premten po përgatitej për një sulm të mundshëm nga Irani , pasi kuptoi se Teherani nuk do të tërhiqej nga qëllimi i tij për t’u hakmarrë për vrasjen e një anëtari të lartë të forcës Quds të Gardës Revolucionare Iraniane në Damask javën e kaluar, në një sulm që i atribuohet Izraeli. Ushtria izraelite dhe Mossad aprovuan planet për një sulm ndaj Iranit në rast se Izraeli do të sulmohej nga territori iranian.”, raportoi e përditshmja Yedioth Ahronoth.
Izraeli është në gatishmëri të lartë mes frikës për një sulm të mundshëm iranian si hakmarrje për një sulm të supozuar izraelit në Konsullatën iraniane në Damask më 1 prill, sipas mediave izraelite.
Të paktën shtatë anëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit u vranë në sulm, duke përfshirë dy gjeneralë të lartë .
Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, kërcënoi të mërkurën se ushtria e vendit të tij do të godasë Iranin drejtpërdrejt nëse Teherani fillon një sulm nga territori i tij kundër Izraelit.