Këto punime të veçanta janë realizuar nga artizanët e Elbasanit.
Vlerat e trashëgimise kulturore që ato mbartin i ekspozuan në muzeun etnografik të qytetit.
Tregojnë se dashurinë për punimet artizanale e kanë trashëguar nga të parët.
Për t`i promovuar, muzeu etnografik i qytetit ka hapur dyert, duke çelur nje ekspozite me punimet e tyre.
Ekspozita që ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve do të qëndrojë hapur deri në fund të muajit prill./abcnews.al