Takimet në Paris, kryeministri Edi Rama i nisi me Unionin e Sipërmarrësve të Francës.
Kreu i qeverisë shqiptare zhvilloi këtë mëngjes një bisedë me Unionin e Sipërmarrësve të Francës, ndërsa publikoi në rrjetet sociale pamjet nga ky takim.
Në këtë takim, Rama shoqërohej nga ministrat, Mirela Kumbaro, Blendi Gonxhe e Arbjan Mazniku.